Oferta e Riedit nuk e bindi Nuhiun

Futboll

Oferta e Riedit nuk e bindi Nuhiun

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 13:11
Oferta e Riedit nuk e bindi Nuhiun

Drejtori sportiv i Riedit, Wolfgang Fiala ka pranuar se kanë qenë deri në fund të afatit kalimtar në bisedime me sulmuesin e Kosovës, Atdhe Nuhiun.

Por, ai ka zbuluar të mërkurën se transferimi i Nuhiut dështoi për shkak të çështjes së parave.

“Për më tepër kishte shumë detaje për t’u sqaruar, por ato nuk përputheshin nga të dyja palët”, ka thënë Fiala në një intervistë dhënë për “LAOLA1”.

Sulmuesi 31-vjeçar është pjesë e APOEL Nicosias së Qipros, skuadër që iu bashkua në shtator të vitit të kaluar, ndërsa ka kontratë deri në maj të vitit 2022.

Ai këtë edicion ka kontribuar me një asistim në 16 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat