Atmosfera e derbit

Futboll

Atmosfera e derbit

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 13:33
Atmosfera e derbit

Derbi i Milanos do të luhet këtë të diel në orën 15:00 sërish pa praninë e tifozëve, por fansat më të zjarrtë të të dy skuadrave kanë gjetur një mënyrë për t’u dhënë mbështetjen futbollistëve përkatës në prag të sfidës.

Kështu tifo-grupi ultras i Milanit “Curva Sud” ka ftuar të gjithë anëtarët dhe tifozët kuqezi që të grumbullohen në hyrjen 14 të stadiumit “San Siro” të dielën në orën 12:30 për të mbështetur skuadrën kur autobusi të futet në parkimin e impiantit.

Nga ana tjetër tifo-grupi ultras i Interit “Curva Nord” u bëri apel të gjithë tifozëve të ngjyrosin zikaltër Milanon nëpërmjet shpalosjes së pankartave, flamujve, bluzave apo shajeve me ngjyrat e fanellës së klubit.

Përgjigja ishte e menjëhershme dhe të gjithë tifozët që e bënë një gjest të tillë, nuk ngurruan të shpërndajnë fotot në rrjetet sociale me hashtagun e përgatitur enkas për këtë aksion, ndërsa organizatorët po planifikojnë të tjera aksione në mbështetje të skuadrës së Antonio Contes.

Ky do të jetë derbi i tretë radhazi mes Milanit dhe Interit, që luhet pa praninë e pjesës më të bukur të tij, tifozëve, të cilët shpresojnë në një rikthim në shkallët e “San Siros” menjëherë në derbin e sezonit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat