Lajm i keq përpara derbit, Conte humbet shërbimet e një mesfushori

Futboll

Lajm i keq përpara derbit, Conte humbet shërbimet e një mesfushori

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 22:50
Antonio Conte

Interi është i fokusuar te derbi i së dielës ndaj Milanit (15:00). Zikaltrit morën kryesimin e Serie A fundjavën e kaluar dhe numërojnë një pikë më shumë se kuqezinjtë e vendit të dytë.

Një përballje tepër e rëndësishme për garën për titull, teksa Antonio Conte ka marrë një lajm të keq gjatë ditës së sotme.

Mesfushori i Interit, Stefano Sensi ka pësuar një tërheqje muskulore dhe është në dyshim të madh për përballjen e fundjavës.

25-vjeçari ka qenë i pafat këtë sezon, duke u detyruar të humbasë shumë ndeshje për shkak të problemeve fizike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat