E ardhmja e Coman larg Bayernit

Futboll

E ardhmja e Coman larg Bayernit

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 13:36
E ardhmja e Coman larg Bayernit

Pas David Alaba, i cili zyrtarizoi largimin nga Bayern Munich në fund të sezonit, klubi bavarez rrezikon të humbasë një tjetër yll.

Kingsley Coman, kontrata e të cilit skadon në fund të qershorit të vitit 2023 ka përfunduar në radarët e Manchester United.

Sipas mediave gjermane, “djajtë e kuq” për të joshur sulmuesin francez të transferohet në “Old Trafford” i kanë ofruar një page që kap shifrën e 15 milionë Eurove në sezon.

24-vjeçari, i cili është pjesë e klubit bavarez që nga viti 2017 kohë kur u transferua nga Juventusi, aktualisht paguhet 10 milionë euro nga klubi gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat