Lyon fiton dhe merr primatin në Francë

Futboll

Lyon fiton dhe merr primatin në Francë

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 23:14
Memphis Depay

Skuadra e Brestit për pak sa nuk i prishi festën Lyonit në takimin e “Stade Francis-Le Blé”, që përfundoi me fitoren 2-3 të skuadrës së Rudi Garcias, që me këtë sukses merr kreun e Ligue 1 me 55 pikë, aq sa ka grumbulluar Lille.

Një sfidë me dy pamje për Lyonin, që gjatë pjesës së parë ishte dominues në çdo drejtim, çka reflektohet me golat e shënuar nga ish-futbollisti i Milanit, Paqueta, Aouar dhe Depay (goli i holandezit u realizua me penallti).

Lyoni ndoshta e konsideroi të mbyllur para kohe sfidën, dule u lëshuar terren vendësve dhe në fund për pak lanë dy pikë të çmuara.

Chardonnet realizoi golin e parë për Brestin në minutën e 53-të, ndërsa Cardona hapi ndeshjen me golin e 2-3 në të 74-tën.

Gjithsesi, Lyoni ia doli të mbrohej mirë në minutat e mbetura, për të marrë në fund një fitore të rëndësishme, që vlen shumë në garën treshe për titullin kampion me Lille dhe PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat