Aguero: Futbolli është përmirësuar falë tij. Nuk e di akoma se çfarë do të bëj. Dëshira ime…

Futboll

Aguero: Futbolli është përmirësuar falë tij. Nuk e di akoma se çfarë do të bëj. Dëshira ime…

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 06:26
Sergio Aguero

Një kontratë drejt skadencës dhe shumë zëra në lidhje me një të ardhme larg Manchester City-t. Sergio Aguero nuk e di, siç ka pranuar vetë, se çfarë do të bëjë në fundin e këtij sezoni.

“Nuk e di se çfarë do të bëj në fund të këtij sezoni”, ka thënë argjentinasi në një lidhje direkte me kanalin e Youtuber-it Ibai.

“Dëshira ime, dhe kjo është e vetmja gjë që di, është se dua të luaj. Të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Në lidhje me Guardiola-n: “Është me të vërtetë i aftë. Kujdeset për çdo detaj. Falë tij është përmirësuar futbolli dhe shumë skuadra të Premier League kanë kërkuar të kopjojnë stilin e tij, duke i nisur sulmet nga mbrojtja. Është shumë i aftë dhe nuk mund të them gjë tjetër…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat