Sherr në fundin e ndeshjes

Futboll

Sherr në fundin e ndeshjes

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 17:33
Sherr në fundin e ndeshjes

Në fundin e ndeshjes mes Tiranë dhe Teutës, në tribunën e “Selman Stërmasit” është regjistruar një incident.

Kur gjyqtari mbylli ndeshjen, në tribunë ka ndodhur një zënkë, ku familjarët e portierit Stivi Frashëri janë përplasur me njerëz kundërshtarë të Tiranës.

Një ngacmim i hedhur nga tribuna për portierin, duket se nuk është pritur mirë nga familjarët e korçarit që kanë reaguar menjëherë.

Është dashur ndërhyrja e të pranishmëve në tribunën e stadiumit, për të qetësuar gjithçka, në mënyrë që situata të mos agravonte më tej. Kujtojmë se në të kaluarën Frashëri ka qenë gjithashtu pjesë e Tiranës.

I tërbuar është shfaqur edhe drejtori i Tiranës, Tefik Osmani, teksa ishte Sulejman Starova ai që përpiqej të qetësonte korçarin e klubit bardheblu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat