Sancho hyn në histori

Futboll

Sancho hyn në histori

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 12:54
Sancho hyn në histori

Jadon Sancho vijon të thyejë rekorde me fanellën e Borussia Dortmund, me anglezin që është padyshim një ndër lojtarët më të mirë në Botë për moshën e tij.

Sulmuesi ishte protagonist në fitoren e ekipit të tij në derbin ndaj Schalkes, me shifrat 0-4.

Sancho dhuroi një asist dhe shënoi një gol, që e futi në historinë e Bundesligës.

Me golin e shënuar Sancho numëron plot 35 gola në Gjermani, si askush tjetër në moshën 20 vjeç 10 muaj e 26 ditë. Shifra vërtet monstruoze për një djalosh që ka vetëm 20 vite mbi supe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat