​Pas humbjes nga Napoli, Juventusi kërkon fitore ndaj Crotones, formacionet e mundshme

Futboll

​Pas humbjes nga Napoli, Juventusi kërkon fitore ndaj Crotones, formacionet e mundshme

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Vendi i gjashtë me gjithsejtë 42 pikë të mbledhura nuk është aspak pozita që i plotëson kërkesat dhe pritjet e drejtuesve të Juventusit, andaj trajneri Andrea Pirlo kërkon që skuadra e tij të reagojë fuqishëm pas humbjes nga Napoli.

“Zonja e Vjetër” ballafaqohet sonte me Crotonen me fillim nga ora 20:45 si vendas dhe me një fitore eventuale do të ngritej deri në vendin e tretë në tabelë, përcjell KosovaPress.

Cristiano Ronaldo dhe Dejan Kulusevski janë emrat që pritet t’i prijnë skuadrës në sulm për të siguruar tre pikëshin e radhës.

Këto janë formacionet e mundshme:

Juventus: Buffon; Danilo, Demiral, De Ligt; Chiesa, Ramsey, Bentancur, McKennie, Alex Sandro; Kulusevski, Ronaldo.

Crotone: Cordaz; Rispoli, Magallan, Golemic, Reca; Molina, Petriccione, Vulic; Messias; Ounas, Di Carmine. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat