Kroos: Nëse Alaba është titullar te Bayern, atëherë dëshmon se ka kualitet për të luajtur te Reali

Futboll

Kroos: Nëse Alaba është titullar te Bayern, atëherë dëshmon se ka kualitet për të luajtur te Reali

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 16:36
Toni Kroos dhe David Alaba

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos është i gatshëm që të luajë së bashku me mbrojtësin David Alaba, që ka paralajmëruar largimin në verë nga Bayern Munich.

Sipas Marca, austriaku ka zgjedhur kalimin te “Los Blancos”, ku do nënshkruajë kontratë katërvjeçare me vlerë 13 milionë euro për sezon.

I pyetur për ardhjen e Alaba, gjermani tha se Alaba ka kualitetin që të luajë në fanellën e Realit.

“Nëse Alaba është titullar te Bayern, atëherë më siguri që dëshmon se ka kualitet për të luajtur në Madrid”.

“Kjo është e qartë, por duhet të presim që të shohim çfarë do ndodh në fund”, deklaroi ai.

Ndeshja e radhës për Realin, është kundër Atalantas në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat