Milani e ka të vështirë

Futboll

Milani e ka të vështirë

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 11:33
Milani e ka të vështirë

Milani prej disa muajsh është duke punuar për të rinovuar kontratën me gardianin e portës, Gianluigi Donnarumma.

Italiani është i padiskutueshëm në formacionin bazë, por kontrata i skadon në qershorin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.

Së fundmi, eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka shpjeguar se rinovimi është mjaftë i vështirë shkaku i agjentit të lojtarit, Mino Raiola.

"Milan është duke punuar me Raiola që të gjejë zgjedhje. Kur Raiola përfshihet, asnjëherë nuk është lehtë, sepse ai dëshiron klauzolë të lirimit për Donnarumma dhe nuk ka marrëveshje për çmimin ose vlerën e kësaj klauzole të lirimit".

"Pra, ata janë duke negociuar. AC Milan dëshiron ta mbajë Donnarumman dhe lojtari dëshiron qëndrimin. Është i bindur se është në projektin e Milanit që do jetë i rëndësishëm në vitet e ardhshme".

"Pra, Donnarumma është i hapur për qëndrim dhe Milan dëshiron ta mbajë. Kjo, është arsyeja pse mendoj se do qëndroj dhe do nënshkruaj kontratën. Por, për momentin nuk ka marrëveshje të kompletuar. Duhet të presim", tha Romano për CBS Sports.

Interesim për Donnarumman më herët ka shprehur gjigantët anglez, Chelsea dhe ai francez, PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat