Hoxha: Me Kukësin e vështirë

Futboll

Hoxha: Me Kukësin e vështirë

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 18:44
Hoxha: Me Kukësin e vështirë

Teuta luan me Kukësin të premten, ndërsa në Durrës duan një fitore që t’i afronte edhe më shumë me vendin e parë.

Për “Sport Time”, durrsaku ka theksuar se janë vetëm pesë pikë larg kryesuesve dhe ndaj verlindorëve të Kukësit duhet marrë maksimumi.

Ja si e nis ai prononcimin para sfidës me kuksianët, skuadër me të cilën edhe ka luajturnë sezonin 2017-2018: “Kemi pasur një ecuri të mirë në tre javët e fundit dhe si rrjedhoje e saj jemi pesë pikë larg Vllaznisë.

Do fokusohemi te ndeshjet tona për maksimumin. Kukësi ka shkruar historinë këto vitete e fundit, kanë trajner dhe lojtarë me ekpsperiencë.

Duhet të japim maksimunim në këtë ndeshje që të marrim pikët e plota. Duhet të kemi frymën e grupit, nëse jemi të bashkuar për rezultatin pozitiv do marrim më të mirën.

Në këto ndeshje me rival direkt duhet edhe pak fat, shpresojmë ta kemi”, – përfundoi Rustem Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat