Commisso kundër Chiesas

Futboll

Commisso kundër Chiesas

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 13:28
Commisso kundër Chiesas

Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso, është një “vullkan”, një njeri që sigurisht nuk i fsheh ato që ka për të thënë. Kështu, i intervistuar nga “La Nazione”, kreu i klubit vjollcë dha shumë ide, si gjithmonë. Duke filluar nga alternimi i mundshëm midis Prandelli dhe Sarrit në stol, fjalë që pasojnë deklaratën zyrtare të Fiorentinës:

“Kam lexuar në lidhje me këtë darkë, që menaxherët e mi paskan bërë me Sarrin.

Një lajm i rremë, një sajesë totale. Barone dhe Pradè ishin në vende krejtësisht të ndryshme, mjaftonte të kontrollohej destinacioni i tyre para se të botohej ky lajm destabilizues”.

Më pas kalojmë në punën e Prandelli dhe trajnerëve vjollcë: “Cesare ka gjithë mbështetjen time, por edhe kësaj here dikush ka filluar ta kritikojë atë si Iachini. Deri në gjysmën e ndeshjes kundër Spezia dëgjova vetëm kritika, por a ju duket normale që, pas një 3-0 të dëgjoni më shumë kritika sesa lavdërime në fund?”

Në fund, Commisso pyetet edhe për një lojtar, që e ka zhgënjyer në përvojën e tij në Itali. Ai nuk ka dyshime: “Federico Chiesa. Çdo ditë dërgon mesazhe dashurie për Juven. Nuk mbaj mend ta ketë bërë ndonjëherë këtë, sa ishte me ne, te Fiorentina”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat