AC Milan në ‘hall’, lojtarët po i kërkojnë paga të larta për t’i vazhduar kontratat

Futboll

AC Milan në ‘hall’, lojtarët po i kërkojnë paga të larta për t’i vazhduar kontratat

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Skuadra e AC Milan është në “hall” të madh për vazhdimin e kontratave të lojtarëve kryesorë.

Ashtu siç kanë ngecur bisedimet me portierin, Donnarumma duket se e njëjta gjë po ndodh edhe me mesfushorin turk, Hakan Çalhanoğlu.

Ashtu siç raporton “Calciomercato”, gjiganti italian dhe lojtari u ulën në tryezë për të negociuar për vazhdimin e kontratës që skadon në fund të sezonit.

Siç pretendohet, agjenti i lojtarit i ka kërkuar 5 milionë euro në vit plus bonuset, kurse klubi ka ofruar vetëm 4 milionë euro.

Çalhanoğlu këtë sezon ka luajtur në 28 ndeshje dhe ka shënuar 7 gola. Ai po ashtu u ndihmoi bashkëlojtarëve të tij të shënonin gola, duke kontribuar me 9 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat