Manchester Utd kërkon fitore

Futboll

Manchester Utd kërkon fitore

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 15:32
Manchester Utd kërkon fitore

Pas ndeshjeve jo të mira, Manchester United do të shikojë sot të lehtësojë barrën, ku është me një këmbë në 1/16-ën e Ligës së Evropës, dhe do të zhvillojë sot ndeshjen e dytë kundër Real Sociedad-it.

“Djajtë e Kuq” janë në avantazh 4:0 nga ndeshja e parë, dhe pritet që të vazhdojnë lehtësisht në raundin tjetër drejt fazës së eliminimit.

Në formën e përgjithshme, brenda gjashtë ndeshjeve, Manchester United ka regjistruar katër fitore dhe dy barazime, ndërsa Real Sociedadi brenda gjashtë xhirove ka tre fitore, një barazim dhe dy humbje.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer në konferencë për media e konfirmoi që nuk do të arrijnë të paraqiten në këtë ndeshje Paul Pogba, Phil Jones, Scott McTominay, Edinson Cavani dhe Donny van de Beek.

Në anën tjetër, skuadra e Sociedad do të jetë pa mbrojtësit Robin Le Normand dhe Joseba Zaldua, dhe në dyshim për këtë përballje është edhe belgu Adnan Januzaj.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave mund t’i gjeni të bashkangjitura më poshtë:

Manchester United (4-2-3-1): Henderson; Williams, Tuanzebe, Bailly, Telles; Fred, Matic; James, Mata, Rashford; Greenwood

Real Sociedad (4-3-3): Remiro; Gorosabel, Zubeldia, Sagnan, Monreal; Zubimendi, Merino, Silva; Portu, Isak, Oyarzabal

21:00 Manchester United – Real Sociedad (Stadiumi “Old Trafford”).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat