Champions regjistron një rekord të ri

Futboll

Champions regjistron një rekord të ri

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 18:51
Champions regjistron një rekord të ri

Champions League, për herë të parë në historinë e saj në fazën e parë me eliminim direkt, ka parë ekipet udhëtuese që të marrin fitore kaq të shumta në numër. Një dominim thuajse absolut i atyre që fituan grupet, të konfirmuara edhe në këtë pjesë të tureout, pasi disa kanë hipotekuar kualifikimin që në ndeshjen e parë.

Java prodhoi një rezultat me vetëm një skuadër pritëse që triumfoi e 7 skuadra udhëtuese që kanë marrë fitore në sfidat e para duke hedhur hap të sigurt drejt fazës tjetër të turneut. Kjo gjë nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë dhe i vetmi rast që i afrohet është ai i edicionit 2013-2014, kur kishte 6 skuadra udhëtuese që fituan, një barazim dhe 1 fitore vendase, shkruan vipsport.

Ajo që shqetëson më shumë janë diferencat që kanë lindur sa i përket golave. Katër nga ekiept pritëse nuk shënuan gol, ndërsa golavarazhi i përgjithshëm është 6-18 për ekipet udhëtuese.

Sipas ekspertëve, ky ndryshim drastik i Ligës së Kampioneve, ka ardhur si pasojë e mungesës së tifozëve në stadiume, duke ua bërë më të thjeshtë skuadrave udhëtuese që të luajnë pa trysni dhe të marrin rezultat edhe në terrene që dikur cilësoheshin të pamundura për këdo.

Ndërkohë, duhet theksuar se grupi I favoritëve, atyre që fituan grupet në Ligën e Kampioneve, ndaj vendeve të dyta, është dukshëm superior në cilësi dhe investime. I vetmi përjashtim ishte Juventusi, i cili me humbjen 2-1 në fushën e Portos, shpërdoroi mundësinë e vet për të bërë hap kualifikimi, si dhe për të regjistruar edicionin perfekt të ekipeve udhëtuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat