Rikthehet Superiorja

Futboll

Rikthehet Superiorja

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 11:22
Rikthehet Superiorja

Superiorja rikthehet sot me një duel mjaft interesant. Në stadiumin “Niko Dovana” do të përballen Teuta dhe Kukësi, ekipe me objektiva madhore këtë sezon.

Ky duel nis prej orës 16:00 dhe durrsakët janë të motivuar për të marrë pikët e plota, pasi duan të rikthehen në vendin e dytë dhe të vënë në presion Vllazninë kryesuese dhe të përfitojnë nga përballja direkte e rivalëve, Partizanit dhe Laçit.

Trajneri Edi Martini nuk do të ketë për këtë ndeshje vetëm mbrojtësin e majtë Aleksandros Kouros, i pezulluar me kartonë të verdhë.

Nga ana tjetër Kukësi në këtë ndeshje do kërkojë të mbetet në garë për ne kupat e Evropës nga kampionati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat