Fundjava sjell çerekfinalen e dytë të Kupës së Shqipërisë

Futboll

Fundjava sjell çerekfinalen e dytë të Kupës së Shqipërisë

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 13:42
Fundjava sjell çerekfinalen e dytë të Kupës së Shqipërisë

Tirana AS-Teuta është çerekfinalja e dytë, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë për femra. Ndeshja që do të luhet ditën e nesërme në kryeqytet do të përcaktojë gjysmëfinalisten e dytë, duke qenë se ndeshjet zhvillohen me eliminim direkt në fushën e skuadrës më të fortë në renditje.

Teuta vjen në këtë çerekfinale pas fitores në Durrës kundër korçareve të Skënderbeut, ndërsa Tirana AS është kualifikuar direkt në çerekfinale, duke qenë se ishte e pozicionuar në katër vëndet e para në  kampionat.

Dy ndeshjet e tjera të vlefshme për këtë fazë do të luhen në datat 3 dhe 4 mars, për shkak të grumbullimit të Kombëtares shqiptare të femrave në Ulqin, ku janë ftuar 21 futbolliste të cilat janë pjesë e skuadrave të kampionatit shqiptar.

Partizani, pas fitores me AAS do të ketë përballë Tiranën, në derbin e dytë zyrtar mes këtyre dy skuadrave në historinë e futbollit shqiptar të femrave, ndeshje që do të zhvillohet në datën 3 mars në Tiranë. Më 4 mars, Apolonia do të presë Kinostudion në Fier, ndeshje e cila do të përcaktojë edhe gjysmëfinalisten e katërt të këtij edicioni të 12-të të Kupës së Shqipërisë.

Gjysmëfinalistja e parë e këtij edicioni është Vllaznia, që mundi javën e shkuar Juban Danjën në Shkodër, me rezultatin e thellë . Vllaznia do të presë në gjysmëfinale fituesen e çiftit Tirana-Partizani në shtëpi ndërkohë që gjysmëfinalija tjetër do të përcaktohet nga fitueset e çifteve çerekfinaliste Apolonia-Kinostuio dhe Tirana AS-Teuta, ndeshje e cila do të luhet në fushën e çiftit të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat