Scholes: 'Djajtë e Kuq' do ta kalojnë Milanin

Futboll

Scholes: 'Djajtë e Kuq' do ta kalojnë Milanin

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 17:09
Scholes: “Djajtë e Kuq” do ta kalojnë Milanin

Pak momente më parë u hodh shorti i Europa League, ku bie në sy përballja mes Manchester United e Milan.

Pikërisht për këtë duel reagoi dhe ish-ylli i “Djajve të Kuq”, Paul Scholes, i cili mendon se do të jenë anglezët ata që do të kalojnë në fazën tjetër.

Në një intervistë për “BT Sport”, ai deklaron se United ka ekipin më të mirë në kompeticion si dhe është një mundësi shumë e mirë për ta për të fituar trofeun europian.

“Manchester United ka skuadrën më të mirë në Europa League. Ne menduam kështu dhe vitin e kaluar, por pjesë e garës ishte dhe Sevilla. Të gjithë e dimë se si janë ato kur luajnë në këtë kompeticion dhe padyshim që e patëm të vështirë”, deklaron anglezi.

“Ky është një i madh për United për të fituar Europa League. Mund të zhvillojmë disa ndeshje të shkëlqyera, por edhe ndeshje për “koshin e plehrave”. Prandaj duhet të presim e të shikojmë. Manchester United është më mirë se Arsenal e Tottenham, për këtë jam i sigurtë. Unë mendoj se “Djajtë e Kuq” do ta kalojnë Milanin”, përfundon Scholes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat