Kjo do të jetë e ardhmja e Harry Kane!

Futboll

Kjo do të jetë e ardhmja e Harry Kane!

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 06:33
Harry Kane

Harry Kane duket se e ka të vendosur të ardhmen e tij, edhe pse duhen edhe disa muaj që të hyjmë në merkaton e verës. Diçka të tillë e bëjnë me dije mediat angleze, që raportojnë se kapiteni i Tottenham do të vijë të qëndrojë te Spursat.

Sipas mediave, sulmuesi është i detyruar të qëndrojë te Tottenham edhe për të paktën 1 sezon.

Kjo për arsyen se kriza e thellë ekonomike që ka shkaktuar pandemia e Coronavirusit zor se i krijon mundësi ndonjë ekipi që të shpenzojë shuma marramendëse për të siguruar shërbimet e tij.

Kështu, anglezi do të qëndrojë përsëri te Tottenham, edhe për të paktën 1 vit. Për Kanë interes të madh ka pasur Reali i Madridit, që e sheh si pasuesin ideal të Karim Benzema në sulm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat