Lautaro njofton rinovimin e kontratës me Interin: Barcelona është e kaluara

Futboll

Lautaro njofton rinovimin e kontratës me Interin: Barcelona është e kaluara

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 11:04
Lautaro Martinez

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez konfirmon se së shpejti do të nënshkruajë një vazhdim të kontratës me Nerazzurrët.

23-vjeçari ishte në bisedime për të lëvizur te Barcelona verën e kaluar dhe kontrata e tij skadon në vitin 2023.

“Është e vërtetë, unë kam qenë në negociata me Barcelonën. Isha i qartë me Conten, i thashë: ‘Unë mendoj vetëm për Interin, kjo nuk do të ndikojë tek unë.’ Sidoqoftë, e gjitha i përket së kaluarës, unë do të nënshkruaj një vazhdim të kontratës me Interin”, ka thënë argjentinasi për La Gazzetta dello Sport.

“Nuk e di kur do të ketë një njoftim zyrtar. Ndërkohë unë luaj. E ardhmja ime është këtu, e shoh veten time në Milano për një kohë të gjatë”.

“Më pëlqen gjithçka në lidhje me këtë qytet. Ushqimi, tifozët, ekipi. Kam vetëm ndjenja pozitive”, ka shtuar më tej Lautaro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat