Conte merr vendimin e papritur

Futboll

Conte merr vendimin e papritur

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 16:47
Conte merr vendimin e papritur

Ditën e sotme ishte parashikuar konferenca e zakonshme e trajnerit të Interit, Antonio Conte , para duelit të nesërm ndaj Xhenoas. Mirëpo, në kampin zikaltër janë konstatuar dhe dy raste të tjera me Covid-19 e për pasojë është anuluar konferenca për shtyp e teknikut zikaltër.

Ditën e enjte u konfirmuan të infektuar Bepe Marota, Alesandro Antonelo dhe Piero Auzilio. E gjithë skuadra iu nënshtrua tamponëve teksa të gjithë dolën negativë.

Të infektuarit e radhës janë Eva Bartonova dhe Gaetano Oristanio. E para vjen nga ekipi i femrave dhe është infektuar kur ishte në grumbullim me kombëtaren e saj çeke.

Rasti i dytë vjen nga ekipi i të rinjve dhe tashmë frika është sërish tek interistët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat