Interi gati për Genoan

Futboll

Interi gati për Genoan

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 11:39
Interi gati për Genoan

Të gjitha testimet e lojtarëve të Interit kanë rezultuar negative.

Inter dhe Genoa do të ndeshen sot në kaudër të javes së 24-të të Serie A.

Tek kampi "Nerazzurri", kishin rezultuar pesë zyrtar të klubit pozitivë ndaj COVID-19, përfshirë edhe Drejtorin sportiv, Giuseppe Marotta.

Ekzistonte frika se nga kontakti me zyrtarët, ndonjë nga lojtarët do kishte mundur të merrte virusin dhe të shpërthente virusi në kampin stërvitor ndërmjet lojtarëve, gjë që do të shtynte ndeshjet e tyre.

Por, sipas "Calciomercato.com", sot kanë ardhur testet e të gjithë lojtareve para ndeshjes me Genoan. Të gjitha testet kanë rezultuar negative.

Inter pret Genoan në Giuseppe Meazza sot në orën 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat