​Shpërthen ish-ylli i Interit: Ata të gjithë janë gënjeshtarë

Futboll

​Shpërthen ish-ylli i Interit: Ata të gjithë janë gënjeshtarë

Më: 1 mars 2021 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Ish sulmuesi i Interit , braziliani Eder ka sulmuar ashpër kompaninë Suning Group pasi FC Jiangsu pushoi së ekzistuari.

34-vjeçari u transferua nga Interi në JS Suning në korrik të vitit 2018 dhe kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2021.

Ish-lojtari i Italisë ndihmoi klubin të fitojë Super Ligën e Kinës në sezonin 2019-20, por Jiangsu FC njoftoi se klubi ka pushuar funksionimin, përcjellë KosovaPress.

"Për shkak të mbivendosjes së elementeve të ndryshëm të pakontrollueshëm, Klubi i Futbollit Jiangsu nuk mund të garantojë në mënyrë efektive vazhdimin e aktivitetit.Tani e tutje, Klubi i Futbollit Jiangsu nuk do të ekzistojë", thuhej në deklaratën zyrtare të lëshuar nga Sunning.

Dhe sulmuesi me origjinë braziliane Eder ka reaguar me zemërim duke sulmuar ashpër pronarët aktualë të Interit.

"Suning nuk do të vazhdojë të investojë në futboll," tha Eder për “Oriental Sports Daily” sipas “SportItalia”.

“Ata nuk i respektojnë të gjithë punonjësit dhe lojtarët, ata thjesht na lanë pa pagë dhe na ndaluan të luanim për klube të tjera.”

“Të gjithë ishin gënjeshtarë. Ne bëmë një gjë të shkëlqyeshme për Suning Group, madje edhe fituam kampionatin kinez, por nuk morëm trajtimin dhe respektin që meritonim.”

“Nëse Grupi Suning falimenton, unë mund ta kuptoj, por jo se si na trajtuan ata. Ne ishim të mbyllur në hotele për disa muaj, duke përhapur emrin e Suning në të gjithë botën, por morëm një trajtim të tillë pa asnjë respekt!

"Drejtori sportiv gjithmonë e ka provuar veten si një gënjeshtar dhe kurrë nuk ka respektuar atë që na premtoi.", tha në fund Eder.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat