Reali s’ka vend për gabime

Futboll

Reali s’ka vend për gabime

Më: 1 mars 2021 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

“Los Blancos” do ta kërkojnë sonte fitoren ndaj Real Sociedadit të Adnan Januzajt për t’iu afruar rivalëve për titull të kampionit në La Liga

Real Madridi dhe Real Sociedadi do ta mbyllin sonte xhiron e 25-të të kampionatin spanjoll.

“Los Blancos” nuk kanë më vend për gabime nëse duan ta ndjekin titullin e kampionit në La Liga.

“Mbretërit” i kanë të domosdoshme tri pikët duke e pasur parasysh se rivalët Atletico dhe Barcelona i fituan duelet përkatëse në fundjavë.

Aktualisht, Reali është i treti në tabelë, 6 pikë prapa liderit, Atletico Madrid dhe një pikë prapa Barçës.

Nga ana tjetër, edhe Adnan Januzaj me shokë po e bëjnë një sezon pozitiv dhe sonte do ta kërkojnë së paku një pikë.

Ndeshja ndërmjet Real Madridit dhe Real Sociedadit do të fillojë në orën 21:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat