Pogba tani është i hapur

Futboll

Pogba tani është i hapur

Më: 2 mars 2021 Në ora: 14:56
Pogba tani është i hapur

Mesfushori Paul Pogba nuk e ka mbyllur mundësinë që të nënshkruajë kontratë të re me Manchester Unitedin.

Fituesi i Kupës së Botës ishte i lidhur me largimin nga "Old Trafford" qysh nga qershori i vitit 2019, me spekulimet se do sfidë të re.

Sidoqoftë, 27-vjeçari kaloi një periudhë të mirë në muajin dhjetor duke shënuar tri gola dhe dhënë kontributin në një numër fitoresh.

Sipas United.no, Pogba tani është i hapur që të dëgjojë ofertën e re të Unitedit para se të hapet afati veror.

Në mënyrë që të mos lejojnë të largohet si agjent i lirë në vitin 2022, United dëshiron të arrijë marrëveshje në muajt në vijim.

Real Madrid dhe Juventus janë ndër klubet që janë duke monitoruar situatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat