Amadeus zbulon prapaskenat: Ja si e binda

Futboll

Amadeus zbulon prapaskenat: Ja si e binda

Më: 2 mars 2021 Në ora: 15:30
Amadeus zbulon prapaskenat: Ja si e binda

Rrëfehet Amadeus: “Po, e kisha një dhuratë të Ibrahimovic me autograf. Ishte  një fanellë e tij me Milanin”. Vetëm ai, një tifoz i Interit deri në palcë, e pranon këtë gjë hapur. Sidoqoftë, sqarohet: “Ia kërkova atë fanellë për vëllain tim, por në fund mendoj se do ta mbaj për vete”. Drejtuesi i Sanremos (festivalit të njohur të muzikës italiane), që do të fillojë sonte në “Rai Uno”, zbulon si e bëri të mundur të ketë të ftuar të përnatshëm yllin suedez të futbollit:

“Është shumë e komplikuar, por e kotë ta fshehim rrugën që ndoqëm. Unë dhe Fiorello biseduam shumë për këtë mes nesh, por kur pashë 300 punëtorë në punë për të ndërtuar skenën e Aristonit, i thashë vetes se ia vlente mundimi për ta bindur Ibrën. Do të jetë një edicion i pazakontë i festivalit, por do të sjellim gëzim në shtëpitë e italianëve”.

Amadeus më pas foli për rolin e Ibrahimovic: “Unë e takova verën e kaluar. Kemi drekuar së bashku dhe kemi kaluar mjaft qetë. Me atë rast i propozova atij të merrte pjesë në festivalin e Sanremos. Ne bëmë një video-telefonatë me Fiorello dhe ai qeshi shumë. Pas disa ditësh na telefonoi përsëri për të na thënë se do ta pranonte ftesën. Çfarë do të shohim te Ibrahimovic? Një person të ndryshëm nga ai që jemi mësuar ta shohim në fushë.

Ne do ta shohim atë të bëjë gjëra të ndryshme. Ibra është një person shumë konkurrues, që gjithmonë jep më të mirën e tij. Sigurisht do t’i shtojë shumë këtij festivali shumë të çuditshëm prej pandemisë. Nëse do të stërvitem me të? Jo, unë do të jem i zënë, ndërsa Ibra sigurisht do ta marrë seriozisht planin stërvitor të Milanit. Ai nuk do të humbasë kohë me mua”.

Linja e fundit e futbollit e Amadeus është pothuajse një fjali: “Ibra, sigurisht që bën më mirë në skenë sesa unë në fushën e blertë. Jam shumë i pakët si futbollist, ndërsa ai, nga ana tjetër, jam i bindur se do të duket shkëlqyeshëm në Sanremo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat