Barcelona e do finalen e Kupës

Futboll

Barcelona e do finalen e Kupës

Më: 3 mars 2021 Në ora: 15:15
Barcelona e do finalen e Kupës

Sevilla e kishte fituar gjysmëfinalen e parë të Copa del Rey me rezultat 2:0, sonte në Camp Nou luhet ndeshja e kthimit

Barcelona do ta tentojë përmbysjen ndaj Sevillës sonte, në ndeshjen e kthimit të Copa del Rey.

Ekipi andaluzian e kishte fituar lojën e parë gjysmëfinale 2:0 falë golave të Jules Kounde dhe Ivan Rakitiç.

Mirëpo, gjiganti katalunas është i vendosur për ta shkrirë disavantazhin dhe për ta prekur finalen e madhe të Kupës së Mbretit.

Leo Messi me shokë duhet të fitojnë me së paku dy gola epërsi për ta eliminuar kundërshtarin.

Sevilla nga ana e saj do të shkojë në Camp Nou për ta ruajtur kapitalin e krijuar në përballjen e parë në shtëpi.

Fituesi i këtij dueli do të luajë në finale me fituesin e gjysmëfinales tjetër, Levante  Athletic Bilbao.

Ndeshja në mes të Barcelonës dhe Sevillës do të luhet sonte duke filluar nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat