Dinamo rimerr kreun e grupit A

Futboll

Dinamo rimerr kreun e grupit A

Më: 3 mars 2021 Në ora: 17:59
Dinamo rimerr kreun e grupit A

Olsi Uku e nisi me një fitore minimale aventurën si trajner i parë në stolin e Dinamos.

Blutë kryeqytetas mposhtën minimalisht 1-0 Veleçikun me një gol të brazilianit Da Silva, duke rimarrë vendin e parë në grupin A të Kategorisë së Parë me një pikë më shumë se Burreli pas 11 ndeshjesh.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Erzeni mposhti 2-0 Vorën. Në grupin B të Kategorisë së Parë u rikthye te fitorja Egnatia kryesuese që triumfoi në transfertën vlonjate përballë Flamurtarit me rezultatin 1-2. Një supergol i Shtubinës dhe finalizimi i Guilherme, bënë të pavlefshëm edhe finalizimin e Aliaj për Flamurtarin.

Pogradeci mposhti 1-0 Tomorin me një gol të Abazaj, Lushnja fitoi 3-1 ndaj Elbasanit ndërkohë që Besa u ndal në Cërrik në një barazim pa gola nga Turbina. Me këtë fitore Egnatia kryeson e vetme me plot 7 pikë më shumë se Besa e vendit të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat