Teuta mposht Vllazninë

Futboll

Teuta mposht Vllazninë

Më: 3 mars 2021 Në ora: 18:53
Teuta mposht Vllazninë

Java e 22 e Superiores është mbyllur për ta bërë edhe më kaotike gjendjen sa i përket luftës së titullit kampion në Superiores.

Vllaznia po shfaq shumë probleme dhe e ka të pamundur që të dalë nga kriza e rezultateve, këtë herë duke u mundur nga Teuta.

Durrsakët kanë fituar në shifrat 1-0 falë kryeveprës së realizuar nga Bregu në pjesën e parë.

Një stopim i topit dhe gjuajtje e menjëhershëm që shkoi në cepin e rrjetës, atje ku ishte e pamundur për portierin dhe Adilin që të evitonte realizimin.

Nga krahu tjetër Laçi mban hapin e ekipeve që kërkojnë titullin kampion duke mundur Kukësin në shifrat 1-2. Musta hapi serinë e golave, ndërsa Eze u kundërpërgjigj me një super gol nga distanca.

Ajo që e vendosi takimin ishte penalltia e akorduar në favor të Laçit në minutën e 74, me Lushkjen që e dërgoi topin në krahun e kundërt të portierit. Pas verdikteve të këtyre dy takimeve dhe barazimit të Partizanit, tashmë kemi katër ekipe që luftojnë për titullin kampion dhe lëvizin mes tyre me diferencën 1-2 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat