Wenger shprehet i bindur

Futboll

Wenger shprehet i bindur

Më: 4 mars 2021 Në ora: 11:09
Wenger shprehet i bindur

Arsene Wenger ka folur në tema të ndryshme që lidhen me të ardhmen e futbollit, mes tyre Kylian Mbappe, i cili ai beson se do të zhvillohet duke u bërë lojtari më i mirë në botë.

Mbappe ka qenë njëri nga emrat më të përfolur në botën e futbollit viteve të fundit, ndërsa emri i tij është lidhur me klube të ndryshme, mes tyre Real Madridi.

Por, ish-menaxheri i Arsenalit, Wenger nuk mendon se ka rëndësi nëse Mbappe  qëndron në Paris apo lëviz diku tjetër, pasi ai është i destinuar për t’u bërë më i miri.

“Kylian do të jetë një nga më të mirët në botë”, ka thënë fillimisht Wenger për Le Parisien.

“Ndërsa ai piqet ai do të lëvizë në qendër … veçanërisht me moshën, efikasiteti i tij do të rritet”.

“Pavarësisht nëse është në Paris apo Madrid do të bëhet më i miri”, përfundoi francezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat