Taylor: Kamberi, i tërheq të gjithë

Futboll

Taylor: Kamberi, i tërheq të gjithë

Më: 4 mars 2021 Në ora: 14:55
Taylor: Kamberi, i tërheq të gjithë

“Më pëlqen shumë Florian Kamberi. Kam luajtur edhe kundër tij dhe është një grusht për mbrojtësit.

Është më mirë që e kemi në anën tonë tani”, ka thënë mbrojtësi i Aberden, Ash Taylor. Ky i fundit e ngre në maksimum figurën e sulmuesit të Shqipërisë që po i bind të gjithë në ekipin e ri pasi u transferua gjatë merkatos së dimrit.

Por çfarë e bën Kamberin që të jetë i vështirë për t’u gëlltitur dhe si një grusht për mbrojtësit kundërshtar? “Gjithçka në të vërtetë.

Është djalosh me shumë fizik, i fortë dhe di sesi të luaj me topin. I tërheq të gjithë pas vetes dhe krijon hapësirën për të tjerët. Ka qenë fantastik në këto ndeshje të para, golat do të vijnë”, u shpreh Ash Taylor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat