Ofertë e çmendur

Futboll

Ofertë e çmendur

Më: 5 mars 2021 Në ora: 12:34
Ofertë e çmendur

Gianluigi Donnarumma është nga ata portierë që të jep siguri për më shumë se 10 vite. Për të mbërritur tek ai nuk është e lehtë. Në mes është Mino Raiola dhe dashuria e tij për Milanin, por në anën tjetër paratë kanë rolin e tyre.

Kontrata e tij me kuqezinjtë i përfundon më 30 qershor të vitit 2021 dhe Milani po tenton ta bindë për të nënshkruar një marrëveshje të re. Çështja e pagës, ose e një klauzole (përflitet për 40 milion euro) që e lejon atë të largohet, mbetet për t’u diskutuar ende.

Raiola sigurisht nuk po rri duarkryq, sikurse edhe Chelsea. Londinezët e duan portierin Donnarumma në vend të Kepa Arrizabalaga, për të cilin paguan një “mal” me para dhe i zhgënjeu. Mediat në Itali raportojnë se “Blutë e Londrës” kanë gati një ofertë super për italianin.

Thuhet se për Donnarumma ofrohet një kontratë nga e cila do të përfitojë 10.5 milion euro në sezon. Milani, nisur nga ato që shkruhen nga mediat në Itali, arrin në një ofertë që kap shifrën e 7.5 milion eurove. Kuptohet që Chelsea financiarisht është favorit, por nuk përjashtohet të futet në lojë edhe PSG.

Nisur nga gjithë këto, për MIlanin misioni për të nënshkruar një marrëveshje të re me portierin e kombëtares italiane vështirësohet shumë. Gjithsesi kurrë mos thuaj kurrë, pasi edhe rinovimi i fundit erdhi falë lidhjes së Donnaruma me 7 herë kampionët e Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat