Mes shumë befasive

Futboll

Mes shumë befasive

Më: 6 mars 2021 Në ora: 11:26
Mes shumë befasive

Mes shumë befasive që po na bën ky sezon i pazakontë futbolli, i ndikuar negativisht nga pandemia, është njëra që do të bëjë të lumtur dashamirët më të thekur të statistikave.

Midis emrave të zakonshëm ka edhe hapësirë ​​për të papriturat. Për ta besuar, duhet të shohësh renditjen e përgjithshme të asistuesve më të mirë, duke marrë në konsideratë pesë ligat më të forta në Europë, përkatësisht Serinë A, Premier League-n, Bundesligan, Ligue 1 dhe La Ligan.

Në krye është njeriu që askush nuk e pret. Sepse këtë renditje të veçantë e udhëheq ai që, zakonisht, merr asistimet dhe me dëshirë i kthen në gola. Referneca është për Harry Kane. Sulmuesi i Tottenhamit, gjatë këtij edicioni të kampionatit anglez, u ka shërbyer 10 herë për gol shokëve të skuadrës.

Një statistikë e jashtëzakonshme kur krahasohet me karakteristikat teknike të lojtarit dhe, mbi të gjitha, me faktin se ai kishte siguruar vetëm 7 asistime në tri vitet e fundit.

Pjesa më e madhe e meritave sigurisht duhet t’i atribuohet punës së Josè Mourinhos, i cili, pasi mori drejtimin e skuadrës Londineze, arriti ta shndërronte “bomberin” anglez një bosht funksional në shërbim të ekipit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat