Ramos duhet të vendosë

Futboll

Ramos duhet të vendosë

Më: 6 mars 2021 Në ora: 11:40
Ramos duhet të vendosë

Sergio Ramos duhet të thotë fjalën e tij. Oferta e bërë nga Real Madridi për kapitenin e “Los Blancos” ka një datë skadimi. Ajo do të jetë e vlefshme deri në fund të marsit, diçka e zakonshme në këtë lloj negociatash. Në takimin e parë, Florentino Pérez dhe Ramos shprehën mendimin e tyre dhe propozimi numrit 1 të klubit “merengues” është ende i vlefshëm, por jo përgjithmonë.

Siç ka raportuar “MARCA”, marrëdhënia midis presidentit dhe kapitenit është e përzemërt dhe ajo që dukej e pamundur (rinovimi i kontratës), tani është më afër se kurrë. Mirëpo e vërteta është se “po-ja” e Ramosit po vonon, duke nxitur dyshime.

Florentino Pérez dhe drejtuesit e tjerë të Realit i ofruan një vit më shumë kontratë mbrojtësit, me mundësinë e zgjatjes së bashkëpunimit edhe një sezon tjetër. Klubi kryeqytetas gjithsesi duhet të planifikojë të ardhmen, pra duhet ta mësojë sa më parë nëse mbrojtësi qendror ka vendosur të pranojë propozimin. Nëse jo, ata duhet të fillojnë kërkimin për alternative të tjerë në merkato, përtej afrimit të mundshëm të Alabas.

Perez e Ramos kanë pasur rastin të takohen dy herë javët e fundit. Takimi u parë ndodhi para se ekipi të udhëtonte drejt Bergamos, për ndeshjen e Championsit, i dyti u zhvillua në Valdebebas para përplasjes kundër Real Sociedad. Mirëpo asnjë prej tyre nuk e ka folur për çështjen e rinovimit.

Sergio Ramos dëshiron të heqë të gjitha të panjohurat që rrethojnë të ardhmen e tij. Java e ardhshme mund të jetë vendimtare. Ai e di që Real Madridi nuk mund të presë më gjatë dhe përgjigjja përfundimtare nuk do të vonojë.

Lojtari tjetër që ka mbi tryezë ofertën e rinovimin është Lucas Vázquez. 21-vjeçari e refuzoi propozimin dhe tani menaxheri i tij pop ret ofertat e e ekipeve e tjera. Ashtu si në rastin e Ramosit, edhe oferta për lojtarin e formuar në akademinë e Realit do të skadojë së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat