Zlatan Ibrahimoviç kundër Kosovës

Futboll

Zlatan Ibrahimoviç kundër Kosovës

Më: 6 mars 2021 Në ora: 12:18
Zlatan Ibrahimoviç kundër Kosovës

Sipas mediave lokale suedeze, ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç pritet të rikthehet në Kombëtaren nordike.

Muajin e kaluar, La Gazzetta dello Sport, zbuloi se Ibrahimovic ishte afër rikthimit në Kombëtaren suedeze, dhe se një takimin me trajnerin Janne Andersson, kishte ndodhur në Milano gjatë muajit nëntor.

Zlatan Ibrahimovic, i cili është 39 vjeçar, kishte njoftuar se do të tërhiqej nga Kombëtarja në vitin 2016, transmeton Insporti.

E sipas lajme të fundit, Ibrahimoviç do ta bëjë rikthimin e shumë pritur pikërisht ndaj “Dardanëve”, sfidë kjo e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, e cila zhvillohet me 28 mars në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat