Suarez bëhet me klub të ri

Futboll

Suarez bëhet me klub të ri

Më: 6 mars 2021 Në ora: 14:15
Suarez bëhet me klub të ri

Suarez bëhet me klub të ri!

Pavarësisht se do të vazhdojë të qëndrojë në Europë edhe kur të “varë këpucët në gozhdë”, Luis Suarez ka investuar në vendin e tij të lindjes në Uruguaj.

Sipas asaj që raporton “Ovacion Digital”, sulmuesi i Atletikos së Madridit i ka dhënë jetë Deportivo LS, një klub i cili do të militojë në ligat amatore dhe si qëllim ka ngjitjen në elitën e futbollit profesionist.

Suarez i cili është duke bërë mirë dhe shënuar rregullisht me Atletikon e Madridit tani më bëhet dhe një investitor në futbollin e vendit të tij duke krijuar edhe një klub futbolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat