Ismajlgeci: Jemi të bashkuar si grup

Futboll

Ismajlgeci: Jemi të bashkuar si grup

Më: 6 mars 2021 Në ora: 16:48
Ismajlgeci: Jemi të bashkuar si grup

Tirana e cila nesër luan ndaj Kastriotit në stadiumin “Kamza” me fillim nga ora 15:00, për mediat ka folur lojtari i bardhebluve Marsel Ismajlgeci i cili analizon këtë takim tepër të rëndësishëm për Tiranën:

Atmosfera e grupit – “Atmosfera është e mirë, grupi është i bashkuar, dy fitoret e fundit na kanë bërë mirë. Besoj do të fitojmë edhe këtë ndeshje.”

Impenjimi – “Për sa kohë jam këtu tek Tirana do të bëjë më të mirën dhe të fokusohem vetëm këtu.”

Tirana me trajnerin Shehi – “Në dy ndeshje nuk na ka ecur fati, pavarësisht punës së mirë të trajnerit, tashmë jemi duke fituar dhe kemi bërë mirë këto ndeshje. Besoj do të vazhdojmë kështu.”

Titulli kampion – “Ne fokusohemi vetëm tek ndeshja e radhës, ai është objektivi ynë.”

Gara për Europën – “Ne shohim t’i marim ndeshjet një nga një dhe pse jo të arrijmë sa më lart.”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat