Malisheva në krye të Ligës së Parë të Kosovës, grupi A

Futboll

Malisheva në krye të Ligës së Parë të Kosovës, grupi A

Nga: K.G. Më: 6 mars 2021 Në ora: 18:28
Malisheva në krye të Ligës së Parë të Kosovës, grupi A

Skuadra e Malishevës me trajnerin Arsim Thaçi, po tregojnë lojëra shumë të mira në Ligën e Parë të Kosovës, grupi A. 

Ata sot shënuan fitore të thellë me rezultat 5:2 kundër Drenasit, në kuadër të javës së 17-të.   

Malisheva kryeson renditjen me 35 pikë, ka dy më shumë se Dukagjini i Klinës. 

“Mbyllet me fitore  takimi i javës së 17-të ndaj Drenasit . 

Golat i shënuan: Albion Rrahmani (5’); Liman Morina (32’), Bleon Sekiraça (44’), Festim Krasniqi (72’) dhe Armend Abazi (89’).

Kaltër e bardhët me fitoren e sotme ngritën në kuotën e 35 pikëve në tabelë.

Ndeshjen e radhës Malisheva e zhvillon të mërkuren në Prizren”, shkruan në faqen e Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat