Trajneri Zhupa: Para viteve ’90 stërviteshin dy herë në ditë

Futboll

Trajneri Zhupa: Para viteve ’90 stërviteshin dy herë në ditë

Më: 7 mars 2021 Në ora: 11:35
Trajneri Zhupa: Para viteve ’90 stërviteshin dy herë në ditë

Kategoria Superiore është duke u futur në fazën e saj më të nxehtë teksa të gjitha ekipet janë në garë për objektivat e tyre sezonalë. Trajneri Eduard Zhupa, në një intervistë për Sport Magazine thekson se gara do të jetë e fortë, ndërsa nuk mungoi një karahasim nga ai edhe me të kaluarën, në futbollin shqiptar të para viteve ’90.

“Duke ardhur duke u rritur cilësia. Gara do jetë shumë e fortë.

Finalizimi ka akoma mundësi të mëdha për të qenë më spektakël. Po të shikoni javën e fundit pamë disa gola spektakolar. Kjo tregon edhe punën që është bërë në këto skuadra respektive. Edhe sa i përket cilësive individuale të lojtarëve, koordinime dhe goditje të bukura që mendoj i kanë munguar kampionatit shqiptar”.

Stërviteshin më tepër para viteve 90 apo sot?

“Para viteve 90 ka pasur seanca paradite dhe pasdite 2 herë në javë. Volumet kanë qenë jashtëzakonisht më të mëdha dhe ka qenë infrastruktura shumë e mirë.

Partizani ka pasur infrastrukturë që përveç stërvitjes që mund të mbaroje paradite, nuk humbisje kohë për të shkuar në shtëpi, por kishe mensën, hotelin që ushqeheshe, kishte pjesët e rekuperimit dhe shumë gjëra të tjera që në këto momente mungojnë në skuadrat profesioniste”, u shpreh Zhupa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat