Fitore shumë e vështirë e Romës

Futboll

Fitore shumë e vështirë e Romës

Nga: K.G. Më: 7 mars 2021 Në ora: 14:22
Roma

Roma ka shënuar fitore minimale me rezultat 1:0 ndaj Genoa-s. 

Një fitore shumë e vështirë ndaj Genoa-s, por shumë me rëndësi në luftë për katër vendet e para. 

Futbollisti Gianluca Mancini është kreator i fitores, i cili shënoi në minutën e 24-të. 

Genoa luftoi deri në pikën e fundit por nuk arriti pikë nga stadiumi "Olimpico". 

Roma zë vendin e katërt me 50 pikë, ndërsa Genoa është në pozitën e 13-të me 27.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat