Verona – Milan, formacionet zyrtare

Futboll

Verona – Milan, formacionet zyrtare

Më: 7 mars 2021 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Verona do jetë nikoqire e skuadrës së Milanit në kuadër të xhiros së 26-të të Serie A.

“Rossonerët” do kenë përball një sfidë të madhe, pasi Verona ka regjistuar paraqitje relativisht të mira këtë sezon.

Milani kërkon të bëjë presion Interit dhe të mos lejojë shkëputjen e “Nerazzurrëve” në krye të tabelës.

Milan qëndron në pozitën e dytë me 53 pikë, ndërsa Verona mban pozitën e tetë me 38 pikë.

Bennacer, Calhanoglu, Ibrahimovic, Mandzukic dhe Rebic nuk do jenë të pranishëm në këtë ndeshje shkaku i lëndimit.

Për Veronan, Kalinic dhe Colley mungojnë.

Formacionet zyrtare të klubeve.

AC Milan: G. Donnarumma; Calabria, Tomori, Romagnoli, Dalot; Meitè, Kessiè; Saelemaekers, Krunic, Castillejo; Leao.

Verona: Silvestri; Ceccherini, Magnani, Gunter; Faraoni, Tameze, M. Veloso, Lazovic; Barak, Zaccagni; Lasagna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat