Duro ankohet për një penallti kundër Dritës

Futboll

Duro ankohet për një penallti kundër Dritës

Më: 7 mars 2021 Në ora: 16:04
Duro ankohet për një penallti kundër Dritës

Trajneri i Feornikelit, Klodian Duro, pas ndeshjes ndaj Dritës u pa tejet i mllefosur për mënyrën e ndarjes së drejtësisë.

Ai kishte pretendime për një penallti të pa dhënë për skuadrën e tij në pjesën e parë.

“Është ditë e diel, mot me diel dhe të gjithë e pamë atë se çfarë ndodhi. Rregullat janë të qarta, kur futbollisti ka dorën e hapur dhe prek topin me dorë është penalti. Gjyqtari na tha që ua fala një rast një minutën e 40-të dhe jemi barazim. Këtu nuk ka barazim të rasteve, sepse po të shënonim loja do të ishte më ndryshe”, filloi deklaratën Duro.

“Drita kishte udhëtuar me taktikë të veçantë. Çdo ndërprerje futbollistët e kësaj skuadre shtriheshin dhe gjyqtari akordonte faul. Kjo nuk është aspak në rregull sepse mbi të gjitha nuk i kontribon lojës së futbollit dhe lojës së fair-playt të cilën e promovojmë”, shtoi më pas Duro.

Më pas tekniku i “Niklit” u ndal te loja e skuadrës së tij, për të cilën përgëzon futbollistët e tij.

“Feronikeli luan futboll të bukur dhe këtë e shohin të gjithë. Ne krijojmë raste dhe luajmë për të fituar. Normalisht që nuk do të isha i kënaqur as me barazimin. Unë dëshiroj t’i përgëzoj çunat për ndeshjen e treguar sot”, përfundoi Duro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat