Presidenti i Gjilanit paralajmëron masa në klub

Futboll

Presidenti i Gjilanit paralajmëron masa në klub

Më: 9 mars 2021 Në ora: 11:05
Presidenti i Gjilanit paralajmëron masa në klub

Skuadra e Gjilanit që ishte nënkampion në stinorin e kaluar në Superligën e Kosovës, po kalojnë në një krizë të thellë.

Me të gjitha përgatitjet në kushte optimale për stinorin pranveror, Gjilani ende nuk e ka shijuar fitoren duke i zhgënjyer tifozët e saj “Skifterat”, por edhe duke e sjellur veten në pozitë të palakmueshme në tabelë.

Në fillim të këtij kampionati SC Gjilani kishte aspirata të mëdha si për titull të kampionit poashtu edhe në Kupën e Kosovës, por gjithçka është rrënuar tek “bardhekuqët”.

Me të drejt ky është një kampionat i humbur, së pari duke u eliminuar nga Kupa nga Istogu por tani është shumë larg të siguron një vend në Kupat Evropiane.

Me shumë bujë erdhi edhe trajneri Bylbyl Sokoli i cili premtoi se Gjilani do të jetë në garë për Kupën e Kosovës dhe për një vend që dërgon në garat evropiane por edhe këto thuajse dështuan.

Njeriu i cili mban gjallë, SC Gjilanin, presidenti Florim Zuka me gjithë këto dështime ju ka dhënë hapësirë të gjithëve për tu përmirësuar, por edhe kjo nuk ndodhi, duke shkuar skuadra nga titulli i kampionit Kupës së Kosovës dhe garave evropiane drejt ekzistencës në Superligë.

“Ju kam dhënë të gjithëve hapësirë që të përmirësohen, të gjitha kushtet të cilat i kanë kërkuar jua kam plotësuar e në disa raste i kam tejkaluar ato për të mirën e klubit, por kjo çka po ndodhë në fushë është e patolerueshme dhe është mëkat i madh që me një fond kaq të madh të futbollistëve të cilët shumica e tyre kanë luajtur në garat evropiane nga një synim që kishim para fillimit të kampionatit të jemi tani kandidat për ekzistencë, kjo nuk do të tolerohet”, ka bërë të ditur për “Rajoni Press”, numri një i SC Gjilanit, Florim Zuka..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat