Cavani largohet nga Manchetser Utd?

Futboll

Cavani largohet nga Manchetser Utd?

Më: 9 mars 2021 Në ora: 11:13
Cavani largohet nga Manchetser Utd?

Edinson Cavani mund të largohet nga Man. Utd pas vetëm një sezoni në “Old Trafford”. “El Matador” i cili ka shënuar 7 gola në 25 takime në të gjitha kompeticionet me “Djajtë e Kuq” në këtë sezon, me shumë gjasa do t’i japë lamtumirën Man. Utd në fund të këtij edicioni për t’u transferuar në Amerikën e Jugut.

Gazeta argjentinase “Ole” raporton se drejtuesit e “Boca Juniors” kanë nisur kontaktet e para me menaxherin e Kavanit për të bërë të mundur kalimin e bomberit uruguian në “Bombonera”.

Në kontratën aktuale të Kavanit me Man. Utd ekziston mundësia e rinovimit edhe për një tjetër sezon, por dëshira e “El Matador” është të largohet dhe “Boca Juniors” .

Është gati t’o ofrojë një kontratë 3-vjeçare edhe pse paga që mund të përfitojë te “Boca” në 3 vite, Cavani e përfiton në vetëm 1 sezon te Manchester Utd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat