Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare u vlerësua me notën më të lartë

Futboll

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare u vlerësua me notën më të lartë

Më: 9 mars 2021 Në ora: 11:24
Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare u vlerësua me notën më të lartë

Berat Gjimshiti është shndërruar prej kohës një pikë e fortë në mbrojtjen e Atalantës. Një titullar i padiskutueshëm, I aftë për të dhënë kontribut edhe në fazës sulmuese.

28-vjeçari rezultoi ndër më të mirët në fushë në përballjen me Interin, edhe pse skuadra e tij nuk ia doli të shmangte humbjen.

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare u vlerësua me notën më të lartë (7) mes futbollistëve të Atalantës, për faktin që e mbuloi rreptë Lukakun dhe drejtoi me zgjuarsi fazën mbrojtëse të bergamaskëve.

“Ishte ndër më të mirët në fushë. Frenoi Lukakun me një ndërhyrje të bujshme, iu afrua shumë golit dhe drejtoi mbrojtjen tërë ndeshjen,” ishte vlerësimi i Goal.com për shtatlartin e lindur në Preshevë.

Gjimshiti këtë sezon është aktivizuar në 21 ndeshje të Serisë A, në 19 prej të cilave titullar. Këtë sezon ende nuk e ka gjetur golin, ndërsa në dy edicionet paraardhëse ka mundur të tundë rrjetën në tri raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat