'Maracana' do të marrë emrin e Peles

Futboll

'Maracana' do të marrë emrin e Peles

Më: 10 mars 2021 Në ora: 11:15
'Maracana' do të marrë emrin e Peles

Deputetët e Asamblesë Legjislative të shtetit të Rio de Janeiro miratuan në emergjencë, projektligjin për ndryshimin e emrit zyrtar të stadiumit “Maracana” nga “Mário Filho” në “Edson Arantes do Nascimento – Rei Pele”.

Projektligji ka nevojë të marrë miratimin e guvernatorit në detyrë, Claudio Castro, për t’u bërë ligj.

Andrè Ceciliano, një anëtar i asamblesë legjislative të Rios, deklaroi: “Mário Filho ishte një gazetar jashtëzakonisht aktiv në sektorin e sporteve.

Pele ishte lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në planet. Ai ka përfaqësuar Brazilin. Nuk kam dyshim se “Maracana” do të vazhdojë të quhet njësoj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat