Operohet ylli i Interit!

Futboll

Operohet ylli i Interit!

Më: 12 mars 2021 Në ora: 15:22
Operohet ylli i Interit!

Operacion i suksesshëm në gju për Arturo Vidal. Kileni e mbante këtë problem prej muajsh.

Interi ka publikuar edhe deklaratë: “Në mëngjesin e sotëm, Arturo Vidal iu nënshtrua një operacioni artroskopik për meniskektomi mediale selektive në gjurin e tij të majtë në Institutin Humanitas në Rozzano.

Ndërhyrja ishte krejtësisht e suksesshme. Lojtari do të largohet nga spitali në mëngjesin e hershëm dhe faza e rehabilitimit do të fillojë në ditët e ardhshme”.

Pritet që mungesa e tij të jetë gati 1 muaj dhe Conte do të vazhdojë të aktivizojë Eriksen titullar dhe Gagliardini rezervë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat