Liverpooli e vë në shitje Origin

Futboll

Liverpooli e vë në shitje Origin

Më: 14 mars 2021 Në ora: 14:50
Divock Origi

Sulmuesi i Liverpoolit, Divock Origi, pritet të largohet nga Anflield Road këtë verë.

Origi pritet të largohet nga Liverpooli këtë verë.

Kjo sepse “The Reds” po dëshirojnë të mbledhin fonde për “freskimin” e skuadrës me lojtarë të rinj dhe Origi është në listën e largimeve.

Sipas “Daily Mail”, Livepooli ka vënë në shitje Origin dhe janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për të.

Origi ishte njëri nga lojtarët kryesorë në fitimin e Ligës së Kampionëve në vitin 2019, ai aktualisht është lojtari më i vjetër në Liverpool pas kapitenit Jordan Henderson.

Liverpooli ende nuk ka pranuar ndonjë ofertë për belgun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat