Edhe një tjetër talent nga Kosova ftohet nga kombëtarja e Austrisë

Futboll

Edhe një tjetër talent nga Kosova ftohet nga kombëtarja e Austrisë

Më: 16 mars 2021 Në ora: 16:47
Edhe një tjetër talent nga Kosova ftohet nga kombëtarja e Austrisë

Kosova nga tash nuk mund të llogarisë në talentin Albert Vallci.

Kombëtarja e Austrisë sot ka publikuar listën për ndeshjet e muajit mars, ku do të luajnë ndaj Skocisë dhe Ishujve Faroe, derisa një miqësore do ta luajë me Danimarkën.

Në listën e publikuar gjendet edhe futbollisti kosovar, Albert Vallci, i cili është lojtari i radhës që nuk do t’i bashkohet Kosovës.

Image

Lista

25 vjeçari me prejardhje nga Mitrovica, do të jetë pjesë e Austrisë për ndeshjet kualifikuese në Kupën e Botës 2022, duke e marrë parasysh formën e lojtarit është një humbje e madhe për Kosovën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat